Drejtuesit e Skënderbeut kanë trokuar dhjetëra ndeshje, për të fituar miliona euro.
UEFA me hetimin e saj, ka arritur të dokumentojë atë që nga shumë njerëz është konsideruar si mafia e futbollit në Shqipëri.
Është pikërisht mafia, sepse ka vepruar si e tillë dhe në të janë përfshirë politikanë të rëndësishëm, biznesmenë dhe natyrisht edhe sportistët.
Biznesmenët Ardijan Takaj dhe Agim Zeqo janë në krye të klubet në vitet e fundit.
Si tifoz i këtij klubi njihet edhe deputeti Ridvan Bode, që ka mohuar se ka qenë i përfshirë në klub.
Tani është koha që jo vetëm bota e sportit, por edhe drejtësia të veprojë, shkruan Gazeta Tema.
Në gjithë botën përballë skandaleve të tilla të mëdha, përgjegjësit arrestohen. Sepse trukimet dhe përfitimet e milionave euro, janë një krim i rëndë.
Ndaj nuk mund të tolerohet dhe këtë radhë nuk mund të kalohet thjesht me dënime qesharake.
Këtë radhë madje nuk mjafton edhe dënimi i ekipit të Skënderbeut. Duhen ndëshkuar përgjegjësit dhe duhet të ketë arrestime. Mafia vetëm kështu luftohet, me pranga.