Site icon Telegrafi

Gazeta madrilene: Ky lojtar i Barcelonës e meriton ‘Topin e Artë’

Edhe pse thuajse kanë kaluar 24 orë nga rikthimi fantastik i Barcelonës, vazhdon të mbetet temë aktuale kjo ndeshje.

Katalunasit triumfuan përballë PSG-së 6-1 falë një ndeshje të mrekullueshme nga e gjithë skuadra.

Por padyshim më i miri në fushë ishte braziliani Neymar që shënoi dy gola dhe dhuroi një asistim e fitoi një penallti.

“Ishte ndeshja më e mirë gjatë gjithë karrierës sime”, deklaroi Neymar pas ndeshjes.

Por paraqitja e jashtëzakonshme e Neymarit ndaj PSG-së është vlerësuar edhe nga gazeta madrilene ‘Marca’.

‘Marca’ ka shkuar aq larg sa ka shkruar se Neymar e meriton të fitojë ‘Topin e Artë’.

“Zhvilloi një ndeshje të jashtëzakonshme gjatë 90 minutave, duke shënuar dy gola dhe duke fituar një penallti”.

“Por vendimi për mos të harkuar menjëherë në zonë tregon se ai është një lojtar i matur i cili meriton ‘Topin e Artë’”, shkroi Marca. /Telegrafi/

Neymar duke festuar kualifikimin me trajnerin Luis Enrique
Exit mobile version