Zërat se Cristiano Ronaldo do të largohet nga Real Madrid po marrin konfirmime tjera.
Ylli portugez thuhet se është në pushime, por nuk pritet të kthehet në më në qytetin e Madridit dhe tek skuadra e tij.
Ishin mediat portugeze ato që publikuan lajmin se Ronaldo dëshiron të largohet nga Spanja dhe klubi i tij pas akuzave të njëpasnjëshme për shmangie të taksave dhe evazion fiskal.
Tani është edhe gazeta e njohur spanjolle AS, e cila konfirmon të njëjtën gjë duke theksuar se ylli portugez dëshiron largimin këtë verë.
Sipas gazetës AS, ish-futbollisti i Manchester Unitedit kishte vendosur të largohet nga Real Madrid qysh para finales ndaj Juventusit në finalen e Ligës së Kampionëve, por ishte agjenti Jorge Mendes, i cili e kishte këshilluar që mos ta bëj publike dëshirën e tij. /Telegrafi/