Kosova për herë të parë në histori të saj mori pjesë në Lojërat Olimpike dimërore ‘Peyongchang 2018’.
Por ekipi olimpik i Kosovës do të marrë pjesë edhe në Lojërat Mesdhetare Tarragona 2018.
Kjo ka bërë që gazeta prestigjioze e Katalunisë, ‘L’Esportiu de Catalunya’ ta vënë sot në ballinën e saj ekipin olimpik të Kosovës.
Me titullin “MIRËSEVINI”, gazeta i uron mirëseardhje ekipit të Kosovës, që do të marrë pjesë në Lojërat Mesdhetare Tarragona 2018, që mbahen prej 22 qershor – 1 korrik 2018.
Kosova do të jetë pjesëmarrëse, përkundër se Spanja nuk e njeh Kosovën dhe pasaportat e saj. /Telegrafi/