Site icon Telegrafi

Gazeta japoneze me urim për 25 vjetorin e pavarësisë së Maqedonisë

Në gazetën japoneze me renome “The Japan Times” sot ishte publikuar artikull me rastin e Ditës së pavarësisë së Republikës së Maqedonisë, në të cilin qëndrimet e tyre i kanë nxjerrur edhe ambasadorja Andrijana Cvetkoviq dhe konsulli i nderit Musatake Macuda, kumtoi Ambasada e Maqedonisë në Japoni, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Ambasadorja Cvetkoviq në fjalim informon për zhvillimin pozitiv të marrëdhënieve bilaterale mes Maqedonisë dhe Japonisë, me ç’rast i theksoi takimet dhe ngjarjet më të rëndësishme në vitin 2015-të vizitën e MPJ Poposki në Japoni dhe ceremoninë solemne me rastin e hapjes zyrtare të Ambasadës së Maqedonisë në Tokio. Ambasadorja informoi edhe për përfitimet ekonomike dhe të biznesit në Maqedoni, si dhe numrin e madh të aktiviteteve të Ambasadës për tërheqjen e investimeve japoneze në vend”, thuhet në kumtesën e Ambasadës së Maqedonisë në Tokio.

Ajo e ka përshëndetur edhe zhvillimin e bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë dhe trajnimet e filluara të mjekëve të Maqedonisë në spitalet japoneze, dhe ka shprehur kënaqësi nga bashkëpunimi me JATA e cila e ka përfshirë Ohrin mes 30 destinacioneve më të bukura turistike në Evropë. /Telegrafi/

Exit mobile version