Jetësimi i Superligës Evropiane të futbollit ka dështuar, së paku për momentin pas tërheqjes së disa skuadrave.
Top skuadrat evropiane si Real Madrid, Barcelona, Atletico Madrid, Inter, Juventus, Milan, Chelsea, Arsenal, Tottenham Hotspur, Liverpool, Manchester City dhe Manchester United kishin nënshkruar një kontratë për krijimin e Superligës së Evropës.
Por pas presionit të jashtëzakonshëm gjashtë skuadrat angleze janë tërhequr, derisa njëjtë kanë vepruar edhe Inter dhe Atletico Madrid.
Deri më tani nuk janë tërhequr vetëm Milan, Juventus, Barcelona dhe Real Madrid.
Por revista prestigjioze gjermane, ‘Der Spiegel’ ka zbuluar fakte të reja sa i përket dështimit që kjo ligë të jetësohet.
Dy shtete të fuqishme botërore, Rusia dhe Katari që kanë ndikim në dy gjigantët anglez Chelsea dhe Manchester City kanë ndikuar direkt që kjo ligë të shpërbëhet.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka ndikuar tek pronari i Chelseat, Roman Abramovich, derisa shteti i Katarit tek pronarët e Manchester Cityt.
Gjithnjë sipas gazetës gjermane, presioni i madh që bënë Putin dhe Katari tek Chelsea dhe City bën që këto dy klube të largohen nga Superliga Evropiane.
Në fakt të dyja klubet angleze ishin të parat që u larguan nga Superliga, derisa ato morën duartokitje të mëdha nga tifozët për gjestin e bërë.
Edhe pse këto skuadra u larguan, presidenti i Real Madridit dhe Superligës Evropiane, Florentino Perez ka thënë se zyrtarisht nuk ka asnjë largim të skuadrave, pasi ato kanë nënshkruar një kontratë. /Telegrafi/