Në SHBA ende diskutohet emërimi i Rex Tillerson si sekretar Shteti për shkak të afërsisë së tij me Putin.
Por media gjermane “Suddeutsche Zeitung” zbulon lidhjet e hershme të miliarderit amerikan me Putin dhe Rusinë.
Sipas gazetës gjermane, Tillerson rezulton të ketë qenë drejtor i Exxon Neftegas Ltd., një kompani ruso-amerikane që nxirrte naftë në ishullin e Sachalin në Rusinë lindore.
Sipas dokumenteve që zotëron “Suddeutsche Zeitung”, përcjell Tema, Tillerson rezulton drejtor i degës ruse dhe paguhej në parajsën fiskale të Bahamasit si drejtor.
Nëse kjo rezulton e vërtetë, do të vinte në siklet atë vetë dhe Donald Trump – do të ishte e papranueshme që sekretari i Shtetit të jetë paguar nga Vladimir Putin.
Për këto dhe detaje të tjera nga jeta e tij Tillerson do të përgjigjet para Senatit amerikan para se të marrë detyrën.
Emërimi i Tillerson u pa nga shumë amerikanë si një afrim i SHBA me Rusinë dhe pati shumë debate të cilat vazhdojnë.
Tillerson është takuar disa herë me Putin madje i është dhënë “Urdhri i Miqësisë” nga vetë presidenti rus.