Sot, në ditën ndërkombëtare të lirisë së shtypit, gazeta gjermane “Die Tageszeitung” publikoi një numër dygjuhësh gjermano-turk.
Gazeta kritikonte censurën e presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan dhe heshtjen e Gjermanisë dhe BE-së.
Numri i titulluar “Pa censurë” u realizua me ekipet e të përditshmeve “Agos” dhe “BirGun”, përcjell Shekulli.
Gazeta me 16 faqe nxjerr në dritë punën e vështirë të medias në Turqi në tematika të tilla si “çfarë fsheh qeveria turke?”, apo punën e rrezikshme të gazetarëve në kufirin sirian.