Site icon Telegrafi

Gazeta franceze: Aytekin shau dhe ofendoi futbollistët e PSG-së (Foto)

Gjyqtari turko-gjerman, Deniz Aytekin, vazhdon të jetë pjesë e lajmeve ditore pas vendimeve kontroverse në ndeshjen e Ligës së Kampionëve.

Aytekin ishte gjyqtari kryesor i ndeshjes Barcelona-PSG, ku katalunasit arritën të fitojnë ndeshjen me rezultat 6-1 duke siguruar kualifikimin, edhe pse humbën në ndeshjen e parë 4-0.

Lexo po ashtu Aytekin pritet të dënohet nga UEFA pas gjykimit ‘skandaloz’ në ndeshjen Barça-PSG (Foto)

Megjithatë, gjyqtari gjerman me prejardhje turke kishte disa vendimeve shumë të diskutueshme dhe kontroverse.

Gazeta franceze, ‘La Parisien’ ka shkuar aq larg saqë në botimin e saj të fundit ka theksuar se Aytekin i ka sharë dhe ofenduar shpesh gjatë ndeshjes futbollistët e skuadrës franceze.

Lexo po ashtu Infantino refuzon të komentojë mbi vendimet e gjyqtarit Aytekin

Sipas gazetës AS, fjala më e shpeshtë e gjyqtarit Aytekin drejtuar futbollistëve të PSG-së ishte “Fuck You”, duke mos i lënë të komunikojnë më shumë me të.

Këto dhe shumë akuza të tjera kanë bërë që komiteti i gjyqtarëve pranë UEFA-s të shikoj edhe një herë vendimet e tij dhe të dal me një vendim rreth dënimit apo jo të gjyqtarit gjerman. /Telegrafi/

Exit mobile version