Gazeta greke shkroi se është arritur marrëveshje për disa çështje historike mes Shkupit dhe Athinës.
Kryetari i Komisionit grek për librat, Spiridon Sefeta në disa pika e sqaroi marrëveshjen e arritur, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“U pranua që ata si sllovenë nuk kanë asnjë lidhje me maqedonasit antikë, se historia antike maqedonase është kulturë e kulturës greke antike që ka pasur ndikim ndaj kulturës botërore”, thotë Sefeta.
Megjithatë ai shtoi se Komiteti grek nuk sheh asgjë negative nga propozimi i palës nga Maqedonia që të merret parasysh se një pjesë e Maqedonisë së sotme të Veriut i përket Maqedonisë antike.
“Ata pranuan se sllovenët nuk e kanë marrë emrin maqedonase nga maqedonasit antikë, dhe se termet maqedonase dhe sllovenë nuk kanë qenë identike”, thotë Sefeta./Telegrafi/