Site icon Telegrafi

Gazeta e njohur franceze, L’Equipe shkruan për ndalimin e hyrjes së ekipit të Kosovës në Serbi

Serbia do të presë Kampionatin Botëror të Amatorëve, që fillon të martën e ardhshme. Por, sot (e shtunë), ata ndaluan hyrjen në territorin e saj skuadrës së Kosovës në boks, për shkak të stemave që mbanin, ka shkruar gazeta franceze L’Equipe.

Lajmi për ndalimin e ekipit të boksit të Kosovës për të hyrë në Serbi është bërë lajm botëror.

Është gazeta franceze L’Equipe që ka botuar një artikull me emrin: “Skuadrës së Kosovës i ndalohet hyrja në Serbi për Kampionatin Botëror amator”, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Skandal nga shteti serb, nuk i lejon boksierët e Kosovës të futen në territorin e tyre

L’Equipe ka shkruar se Serbia të shtunën ndaloi hyrjen e ekipit të Kosovës brenda territorit të saj, edhe pse boksierët dhe ekipi kosovarë kishte udhëtuar për të konkurruar në Kampionatin Botëror Amator (në Beograd nga e marta), për shkak të stemës kosovare në veshjet e tyre.

“Na u tha se mund të kalonim, por pa simbolet e Kosovës”, ka thënë Latif Demolli, kryetar i federatës kosovare.

Tensionet e ripërtërira

Duke folur në mediat vendase, ky i fundit sqaroi se autoritetet kufitare serbe u kishin kërkuar boksierëve që të hiqnin “emblemat kombëtare të bluzave të veshura në ring dhe tutave si kusht për të hyrë brenda”, gjë që ata refuzuan ta bënin.

L’Equipe tutje shkruan se Serbia kurrë nuk e ka pranuar pavarësinë e Kosovës, të shpallur në vitin 2008. Megjithatë, ajo njihet nga shumica e vendeve perëndimore. Marrëdhëniet mes dy vendeve mbeten të komplikuara. Madje ka pasur një ringjallje të tensioneve javëve të fundit.

Lexo po ashtu Ekipi i Kosovës në boks sërish nuk lejohet të hyjë në Serbi

Asnjë koment nga Serbia

Kosova ka ndaluar targat serbe në territorin e saj, duke përmendur një masë “reciprociteti”, dhe përplasjet kanë ndodhur në një rajon me shumicë serbe të vendit.

Kosova është e njohur zyrtarisht nga shumica e federatave ndërkombëtare sportive, përfshirë FIFA-n apo Komitetin Olimpik Ndërkombëtar.

Serbia nuk e ka komentuar ndalimin që boksierët kosovarë të hyjnë në territorin e saj.

/Telegrafi/

Exit mobile version