Gazeta e njohur britanike i ka kushtuar një artikull qytetit të Prishtinës, ku e ka cilësuar çokollatën e nxehtë që ofrohet në Princ Coffee House si më të mirën në Ballkan.
Në artikull shkruan se që nga viti 1999, gjërat kanë ndërruar për të mirë dhe se tani qyteti i Prishtinës është i njohur për kulturën e gjallë të kafeneve dhe për mikpritjen e ngrohtë.
“Ende mund të vërehen ndikimet otomane në vendlindjen e këngëtares Rira Ora. Nëse udhëtojmë me aeroplan, Prishtina ndodhet vetëm tre orë larg qytetit të Londrës. Mirëpo atje të krijohet përshtypja se keni shkuar shumë larg”.
“Prandaj nuk është çudi që Lonely Planet e radhitur Kosovën në 10 destinacionet e saj më të mira evropiane për vitin 2018”.
E përditshmja britanike shkruan se Prishtina mund të vizitohet tërësisht duke ecur.
“Prishtina është një qytet për udhëtime të qeta ku mund të shijoni makiato të shkëlqyeshme nëpër kafenetë e saj. Po ashtu gjatë shëtitjes në mbrëmje mund të ndaleni për të shijuar verërat apo birrën lokale që ofrohet”.
Ndërsa çokollatën e nxehtë që ofrohet në Princ Coffee House, Independent e ka quajtur më të mirën në Ballkan.
“Për ta shijuar çokollatën e ngrohtë më të mirën në Ballkan, provoni Prince Coffee House e cila ndodhet në Hotel Grand”.
Për ta lexuar artikullin e plotë që gazeta Independent i ka kushtuar Prishtinës, klikoni në linkun KËTU.