Policia austriake ka nisur hetimet lidhur me sulmin e mbrëmshëm që ndodhi në Vjenë.
Sipas gazetës “Heute”, njëri nga të dyshuarit e përfshirë në sulm ka lindur në Kosovë. Të dyshuarit e tjerë sipas gazetës vijnë nga Çeçenia dhe vendet e tjera të Evropës Juglindore.
Bazuar në raportimet e gazetës 20-vjeçari nga Maqedonia e Veriut në mesin e korrikut të këtij viti, së bashku me një të afërm kishte udhëtuar në Sllovaki për të siguruar municion për armën AK-47 e njohur si “Kallashnikov”, shkruan KlanKosova.
“Heute” në artikullin e shkruar thekson se edhe vetura me të cilën kishin udhëtuar i përkiste nënës së një kosovari.