Mesfushori brazilian Casemiro ka zbuluar se nuk ka ndërmend të largohet nga Manchester United para se t’i skadojë kontrata, edhe pse shumë do të donin.
Casemiro mbërriti në Old Trafford në verën e vitit 2022 nga Real Madrid, me të cilin fitoi gjithçka që kishte për të fituar.
Djajtë e Kuq më pas ndanë 70 milionë euro për dëmshpërblim dhe i dhanë një pagë të pabesueshme prej 360 mijë eurosh në javë, por braziliani nuk i përmbushi pritjet.
Edhe pse tifozët dhe drejtuesit e klubit shpresonin për një mesfushor të ri gjatë verës, Casemiro nuk po mendon të largohet nga klubi.
“Më shumë lajme të këqija, Casemiro dëshiron të qëndrojë”, shkruhet në ballinën e gazetës angleze Daily Mirror, e cila poshtëroi brutalisht futbollistin e famshëm.
Në tekst thuhet se braziliani tronditi Man Unitedin duke njoftuar se dëshiron të qëndrojë në Old Trafford deri në fund të kontratës së tij, e cila është e vlefshme deri në verën e vitit 2026.
Tuesday’s UK newspaper back pages lead with…
• COULD DO WIRTZ
• MORE BAD NEWS…CAS WANTS TO STAY!
• CASEMIRO WANTS TO STAY
• CITY SET SIGHTS ON £85M WIRTZ #TomorrowsPapersToday #BackPages #ManCity #ManUtd pic.twitter.com/juFsytpUMJ— ⓒⓕ (@cfbcity) February 17, 2025
Kujtojmë se paga e tij vjetore është rreth 16 milionë euro, ndërsa vlera aktuale në treg e brazilianit është rreth 12 milionë euro. /Telegrafi/