Site icon Telegrafi

Gazeta ’20 minuten’ vazhdon të raportojë për aferën e Loredanës

Reperja shqiptare, Loredana Zefi, tash e një javë vazhdon të jetë një nga emrat më të përfolur në media. Javën e kaluar këngëtarja bëri bujë të madhe në media, pasi thuhej se ajo dhe i vëllai i saj i kanë marrë rreth 900 mijë franga në total 52-vjeçares Petra Z, dhe bashkëshortit të saj, Hans, 53-vjeçar.

Gazeta zvicerane 20 minuten ka vazhduar me raportimet duke shkruar se pjesë e këtij skandali janë edhe familjarë të tjerë të Loredanës.

Foto: 20 minuten

Vëllai i saj, i emëruar si Berat*, duke u paraqitur si “Antonio Cas”, ka marrë nga Petra Z. 200 mijë franga të gatshme ndërsa nëna e Loredanës mori rreth 3.500 franga zvicerane, shkruan gazeta.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Loredana Zefi

Po ashtu, sipas njoftimit, vëllai i Mozzikut, Getinjo, ka 12 mijë franga nga Petra Z, më 13.12.2017. Kjo është dëshmuar edhe me urdhërpagesa, të cilat i ka publikuar 20min.ch.

Vëllai tjetër i 23-vjeçares, i emëruar si Agoni*, i kishte thënë Petra Z për disa muaj me mesazhe të shumta se ajo do t’i merrte paratë e saj.

Foto: 20 minuten

Petra Z ka transferuar para edhe për vëllanë tjetër të Loredanës të etiketuar si Faton*, ndërsa Petra Z ka thënë se këto transferime i ka bërë për shkak të kërcënimit nga Loredana.

Kujtojmë që të premten Loredana mbajti një konferencë për media në Prishtinë duke i hedhur poshtë të gjitha akuzat që i kanë bërë ndaj saj.

Në konferencë biondina u shpreh se është rikthyer në Kosovë, për të përfunduar xhirimet e klipit të ri e që më pas do të vazhdojë jetën me bashkëshortin dhe vajzën e saj, Hanën, në shtëpinë e tyre në Zvicër. /Telegrafi/

Loredana Zefi (Foto Ridvan Slivova/Telegrafi)
Exit mobile version