Telegrafi

Gaxherri: Veseli është kryetari më i dobët i Kuvendit deri sot (Video)

Deputetja e LDK-së, Besa Gaxherri, në Rrokum Roll me Fidan Jupollin në Televizionin Rrokum, ka thënë se arrestimi në Francë i kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj, është shkelje ndaj sovranitetit të vendit, porse ky rast nuk duhet të përdoret për politika ditore.

Duke folur për Serbinë dhe politikat e saj ndaj Kosovës, Gaxherri vlerëson se asgjë nuk ka ndryshuar nga koha e Sllobodan Millosheviqit.

“Ata nuk pajtohen kurrë që jemi të pavarur, por ne duhet të punojmë e të dëshmojmë se e kemi seriozisht këtë punë”, shprehet Gaxherri.

Për kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, ajo thotë se e ka përgjegjësinë për mënyrën se si po funksionon Kuvendi.

“Unë s’e njoh asnjë kryetar ma të dobët deri tash. Ai vet mungon ne seanca”, thotë Gaxherri. /Telegrafi/