Deputetja e LDK-së, Besa Gaxherri në emisionin InfoBox të RTV Dukagjinit, ka thënë se përkrahin nismën që Vetëvendosje ta dërgoj në kushtetuese, çështjen e ngritjes së pagës së tij e kabinetit të tij nga ana e kryeministrit, Ramush Haradinaj.
Ajo gjithashtu tha se ligji për pagat dhe për qeverinë kanë qenë në përfundim e sipër dhe kjo do të rregullonte situatën.
Lidhur me mos-pjesëmarrjen e kryeministrit në interpelancën e ftuar nga LDK, ajo thotë se është e mundur që as nesër të mos vij, falë papërgjegjësisë së madhe.
Ajo pikërisht për qeverisjen e Haradinajt, tha se me apo pa mocion, ajo nuk mund ta mbyll vitin 2018./RTV D/