Site icon Telegrafi

Gaxherri reagon për heqjen e figurës së ish presidentit Rugova, tek vula e presidentit

Në emër të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), deputetja Besa Gaxherri ka reaguar ndaj presidentit Hashim Thaçi, për heqjen e simbolit të figurës së ish presidentit Ibrahim Rugova, tek vula e presidencës.

Gaxherri tha se LDK nga sot do të filloj amandamentimin e ligjit për simbolet.

Ajo gjithashtu iu drejtua presidentit Thaçi, duke i thënë së historia as nuk ka filluar as nuk do të mbaroj me të.

“LDK reagon ndaj veprimit të Thaçit me rastin e largimit të vulës me simbolin e Rugovës, kjo është e papranueshme. Po i drejtohemi dhe njëherë që historia e kombit tonë nuk ka filluar dhe as nuk do të mbaroj me ju. Historia jonë i ka miqtë e vet dhe armiqtë  e vet. Ju paguani miliona euro autorëve të huaj për figurën tuaj duke  fyer figurën e presidentit Rugova. Vlerat kombëtare ju nuk mund t’i dëmtoni kurrë, ato qëndrojnë lart në qiell. LDK që nga sot do të filloj amandamentimin e ligjit për simbolet”, ka thënë Gaxherri.

Ndryshe në këtë seancë plenare janë në rend dite 17 pika: shqyrtimi i propozim-amendamentit nr. 26 në Kushtetutën e Kosovës,  votimi i Projektligjit për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së,  raporti i Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me shpenzimet për lobim nga ana e Presidencës dhe Qeverisë etj. /Telegrafi/

Exit mobile version