Deputeti i PDK-së, Nait Hasani ka deklaruar sot se partia e tij nuk bën assesi të bëjë koalicion me LDK-në pas zgjedhjeve, duke thënë se LDK është parti e krahut të majtë.
E lidhur me këtë deklaratë të Hasanit, ka reaguar deputetja e LDK-së, Besa Gaxherri.
Ajo në një prononcim për Telegrafin ka thënë se PDK-ja ka qenë ajo e cila e ka lutur LDK-në për koalicion.
“Në radhë të parë PDK-ja e ka lutur LDK-në për koalicion, bile duke i ofruar postin e kryeministrit”, ka thënë Gaxherri.
Hasani po ashtu fajësoi LDK-në për rrallimin e mbajtjes së seancave të Kuvendit të Kosovës.
Lidhur me këtë gjë, deputetja Gaxherri ka theksuar se kjo nuk është aspak e vërtetë.
“Sa i përket mos mbajtjes së seancave nuk kam nevojë të jap sqarime për arsye se mediat e kanë të qartë se kjo është e pavërtetë. Kuvendin e udhëheq PDK-ja”, u shpreh Gaxherri./Telegrafi/