Deputetja nga radhët e LDK-së, Besa Gaxherri ka ngritur shqetësimet e saj lidhur me skandalet e fundit që janë bërë në sektorin e shëndetësisë.
Ajo ka thënë se skandali i bërë në Spitalin e Gjakovës, ku mjekët operuan këmbën e gabuar të pacientes, është i patolerueshëm, përcjell Telegrafi.
“Skandali në spitalin e Gjakovës, është i patolerueshëm. Arsyetimi i mjekëve ka qenë arrestimi më banal i mundshëm. Shtrohet pyetja se çfarë kanë bërë këta mjekë në këmbën e shëndoshë. Mjekëve duhet pezulluar licenca tërësisht”, ka thënë Gaxherri. /Telegrafi/