Telegrafi

Gaxherri: LDK-ja ka përgjegjësi për edukimin e partive politike (Video)

Deputetja e Lidhjes Demokratike e Kosovës (LDK), Besa Gaxherri ka theksuar se të gjitha partitë janë në një anë dhe në anën tjetër është LDK-ja.

Ajo në emisionin “Debat D Plus”, të RTV Dukagjini ka thënë se të gjitha partitë janë një brum.

“Nuk jemi pa gabime si parti, por ne shpesh herë për të mirën dhe interesin e shtetit jemi sakrifikuar.  Përveç përgjegjësisë shtetërore, kemi përgjegjësi edhe me i eduku partitë tjera politike. Partitë tjera e kanë njëherë veten dhe grupet që i kanë brenda, e pastaj shtetin, ndërsa ne e kemi ndryshe”, ka shtuar Gaxheri. /Telegrafi/