Kanë qenë vetëm dy ose tre antëtarë të LDK-së që kanë votuar kundër marrëveshjes së koalicionit me PDK-në, ku sipas Besa Gaxherrit do të zgjidhej Hashim Thaçi president.
“Kemi pasur marrëveshje, që ishte publike, dhe ndër pikat e para ishin që Mustafa të ishte kryeministër nga partia që nuk ka fituar zgjedhjet e Hashimi president, dhe kemi zgjedhur të drejtojmë qeverinë për herë të parë. Dy a tre persona ishim kundër thaçit president kur është nënshkruar marrëveshja”, ka thënë Gaxherri, në “Interaktiv” të KTV-së, transmeton Koha.net.
Ajo ka thënë se nuk ia ka dhënë votën Thaçit.
“Votën nuk e kam dhënë për Thaçin, e kam bërë të pavlefshme, por vet prezenca e ka bërë të vetën”, ka shtuar Gaxherri, teksa ka shtuar se për këtë e di edhe Isa Mustafa.