Telegrafi

Vlora Gaxherri: Femrat po ballafaqohen me barriera politike në krijimin e bizneseve (Video)

Në emisionin ‘Startup’ të RTV21 është debatuar për sfidat që hasin femrat në hapjen e bizneseve të reja në qytetin e Pejës.

Sipas Jeton Abazit, drejtorit të financave të Komunës së Pejës, femrat nuk do të jenë të kufizuara rreth aplikimit për fitimin e fondeve në hapjen e bizneseve.

Por, Vlora Gaxherri prej organizatës joqeveritare Syri i Vizionit, ka thënë se gratë janë të diskriminuar kur vjen puna te hapja e bizneseve të reja në komunën e Pejës, madje, edhe prej anëtarëve të familjes duke u krijuar barriera të ndryshme, transmeton Telegrafi.

“Femrat kanë sfida të mëdha. Ato nuk kanë shumë përkrahje në familjet e tyre. Kjo shihet edhe te trashëgimia familjare, ku femrat janë të diskriminuara. Por, ne po mundohemi që të ngritim kapacitetet e tyre në mënyrë që ato të bëhen ndërmarrëse të mira”, ka thënë Vlora Gaxherri.

Lexo po ashtu Këtu mund ti lexoni të gjitha lajmet rreth Vlora Gaxherrit

Kjo e fundit pohoi se organizata ku punon po merret me trajnimin dhe fuqizimin e femrave në hartimin dhe shkrimin e projekteve, ku disa prej tyre kanë filluar tashmë me ‘startup’ e bizneseve.

“Femrat kanë barriera politike dhe këto krijohen prej meshkujve. Këta të fundit dinë të përkrahin femrat në krijimin e politikave, por kur të vjen puna tek vendimmarrja, gratë nuk përfillen”, ka zbuluar disa prej vështirësive që hasin femrat në Pejë, Gaxherri.

Ndryshe, Jeton Abazi ka zbuluar se në komunën e tyre janë të punësuar rreth 53 për qind e femrave. /Telegrafi/