Site icon Telegrafi

GAVI dhe COVAX: Çmimi i vaksinës prej 40 dollarësh ishte më i larti, aleanca diskutoi për një gamë çmimesh të ndryshme

Kordinatorët e një skeme globale për sa i përket financimit të vaksinave të coronavirusit thonë se po e shikojnë një gamë të gjerë të çmimeve potenciale, pasi të njëjtit u akuzuan se që çmimi i vaksinës mund të shkojë deri në 40 dollarë për një dozë.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, shefi ekzekutiv i kompanisë GAVI, Seth Berkley, i cili është bashkë-udhëheqës i COVAX, tha se ndërmarrjet do të kërkojnë të negociojnë për nivelet e çmimeve për vendet e pasura si dhe ato më të varfra.

Berkley i hodhi poshtë komentet nga burimet e Bashkimit Evropian, të cilët thanë se objekti i COVAX ishte duke synuar një çmim prej 40 dollarësh për vaksinat ndaj COVID-19 për vendet e pasura. Ndërkaq burimet e BE-së kishin thënë që BE-ja do të kërkonte të sigurojë marrëveshje më të lira jashtë skemës COVAX.

“U diskutua një mori prej çmimeve, ndërsa burimet e BE-së, i nxorën të dhënat për çmimin më të lartë të vaksinës”, tha Berkley.

Ai u shpreh se në një prezantim para zyrtarëve të BE-së, zyrtarët e COVAX kishin dhënë “një gamë çmimesh të ndryshme”.

“Dhe çmimi prej 40 dollarësh ishte çmimi maksimal për vendet me të ardhura të larta, sesa një çmim i caktuar”, u shpreh ai për Reuters.

Kompania COVAX e cila drejtohet nga GAVI; Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe nga Koalicioni CEPI për Inovacionet e Përgatitjes Epidemike, është krijuar për të garantuar një qasje të shpejtë dhe të barabartë globalisht ndaj vaksinave të COVID-19, sapo ato të zhvillohen.

Qëllimi i këtij grupi është sigurojë furnizime dhe të dorëzojë 2 miliardë doza në të gjitha vendet që aplikojnë deri në fund të vitit 2021.

GAVI tha në fillim të këtij muaji se më shumë se 75 vende kanë shprehur interesimin për t’u bashkuar me COVAX. /Telegrafi/

Exit mobile version