“Jam shumë i lumtur, besoj se kjo ka ardhur pas një pune të mirë që e kam bërë në stërvitje me ekipin e parë”, tha Gavazaj për sporti1.com, transmeton Telegrafi.
Ai e pranon se ka pasur mjaft emocione dhe harron të falenderojë të gjithë që ia mundësuan të mbetet të arrijë deri këtu.
“Normal si çdo lojtar që debuton edhe unë pata emocione, por i vlerësoj si emocione pozitive. Dua të falënderoj të gjithë që më kanë ndihmuar deri më sot”, tha ai.
Futbollisti i Prishtinës është duke luajtur te skuadra belge në formë huazimi, por me paraqitjen më të shpeshtë në skuadrën e parë edhe do të sigurojë mbetjen te ky klub.
“Besoj se me punë gjithçka arrihet, edhe mendoj që shumë shpejt mund të kem më shumë minuta në ekipin e parë, mendoj se në këtë drejtim kjo i mbetet kohës për t’u dëshmuar”, tha Gavazaj. /Sporti1/Telegrafi/