Site icon Telegrafi

Gavazaj, Latifi e Aliu, mysafirë në ndeshjen Dortmund –Real

Konfirmimin se do të jenë prezentë në stadiumin “Isunda Park” e kanë bërë vetë futbollistët të cilët përmes rrjetit social kanë publikuar fotot e biletave të cilat u janë dhuruar nga klubi gjerman.

Gavazaj, Latifi e Aliu, do të jenë pjesë e skuadrës së Dortmundit në 7 ditët e ardhshme ku do të përgatiten për dy turnetë që i zhvillon kjo skuadër në Zvicër e Gjermani.

Prej Prishtinës në Dortmund. Këtë kanë arritur ta bëjnë treshja Liridon Latifi, Enis Gavazaj dhe Lorik Aliu të cilët tani e disa dita janë duke stërvitur me kampionin e edicionit tw kaluar tw Gjermanisë.

Tre talentet kosovarë janë në prova tek ‘verdhezinjët’, ndërsa shpresojnë që të sigurojnë një kontratë dhe të mbeten pjesë e ‘milionerëve’.

Në një prononcim për Tribuna, sulmuesi Liridon Latifi ka theksuar se ai dhe dy shokët e tij të skuadrës janë ndarë tejet të kënaqur me pritjen që iu është bërë nga skuadra gjermane dhe nga bashkëlojtarët e tyre të rijnë. /Telegrafi/ 

Exit mobile version