Gavazaj 18-vjeçar në fitoren e Gentit në udhëtim ndaj Genkut me rezultatin 2:1, u inkuadrua në fushë në minutën e 92-të. Kjo ndeshje u zhvillua të dielën në kuadër të javës së 23-të të elitës së futbollit të Belgjikës.
"Jam shumë i kënaqur që debutova me skuadrën e parë të Gentit. I falënderoj të gjithë ata që kontribuuan për të arriturat e mia. Falë personave që më kanë qëndruar afër jam këtu sot. Me punë dhe përkushtim në stërvitje pres që në të ardhmen të paraqitem edhe më shumë minuta. Është vetëm fillimi. Ka tre apo katër muaj që po stërvitem me ekipin e parë dhe katër herë kam qenë në stolin e skuadrës. Shpresoj të më eci mbarë gjatë kësaj periudhe", ka thënë Gavazaj të dielën për gazetën.
Reprezentuesi i ekipit Shpresa (U-21) të Shqipërisë te skuadra e Gentit u transferua në gusht të vitit të kaluar nga skuadra e Prishtinës. /Koha/Telegrafi/