Site icon Telegrafi

Gattuso, opsioni i vetëm real për stolin e Milanit në vend të Montellas

during the Serie A match between AC Milan and Cagliari Calcio at Stadio Giuseppe Meazza on August 27, 2017 in Milan, Italy.

Gennaro Gattuso mbetet kandidati më i mundshëm për të zëvendësuar Vincenzo Montellën nëse Milani e shkarkon trajnerin e tyre këtë sezon.

Tekniku italian besohet të jetë i varur nga një fije peri dhe mund të shkarkohet nëse nuk arrijnë ta mposhtin Sassuolon të dielën në Serie A.

Lexo po ashtu Montella: Po e shoh funeralin tim!

Sipas mediumeve La Gazzetta dello Sport, Corriere dello Sport dhe Tuttosport, e vetmja alternativë e vërtetë në këtë moment për stolin e Milanit është Gattuso.

Gattuso aktualisht është në krye të ekipit të të rinjve të Primaveras, ku u emërua këtë verë dhe tashmë është në kontratë me Rossonerët dhe përfaqëson një simbol të së kaluarës së suksesshme të klubit.

Gattuso gjithmonë e ka dashur me zemër Milanin, ashtu sikurse edhe tifozët e klubit atë (Getty Images)

Ai ka shumë pak përvojë, pasi 39-vjeçari ishte trajneri i FC Sionit në Zvicër për vetëm tre ndeshje në mars 2013, pastaj zgjati tetë ndeshje në Palermo në Serie A.

Gattuso arriti 17 ndeshje në OFI Crete në vitin 2014 dhe përvoja e tij e vetme e vërtetë është në Serie C me Pisan nga 2015 në 2017 – dhe madje edhe atëherë ai u largua për disa muaj përpara se të kthehej në shtator të 2016.

Lexo po ashtu Milani kontakton Sousan dhe Mazzarrin, Montella në prag të largimit?

Alternativat e tjera ndaj Gattusos janë me siguri më me përvojë, por secili përmban nga një çështje, duke filluar nga ish-trajneri i Interit, Ëalter Mazzarri, ish-trajneri i Borussia Dortmundit, Thomas Tuchel, veterani Francesco Guidolin dhe shumë i shtrenjti Laurent Blanc.

Luis Enrique është në dispozicion pas përfundimit të tij të punës me Barcelonën, por ndoshta është shumë kompleks një trajner që do të vijë në mes të sezonit, ndërsa Massimo Oddo ka më pak përvojë në Serie A.

Paulo Sousa ishte alternativa kryesore për Milanin, por është në prag të bashkimit me skuadrën Tianjin Quanjian në Kinë.

Lexo po ashtu Gattuso, favorit për stolin e Milanit si zëvendësues i Montellas  

Gattuso mund të promovohet në vend të Montellës thjesht për shkak të mungesës së alternativave të mundshme.

Trajnerët që Milani dëshiron vërtetë – Antonio Conte dhe Carlo Ancelotti – nuk do të marrin përsipër detyrën në mes të sezonit, pasi menaxheri i Chelseat është nën kontratë dhe ish-trajneri i Bayern Munichut dëshiron të marrë detyrën vetëm në vitin tjetër. /Telegrafi/

Exit mobile version