Site icon Telegrafi

Gatusso: Unë jam përgjegjës për dështimet e Milanit

Trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso ka marrë përsipër përgjegjësisë pas barazimit 0-0 me Frosinonen.

Kuqezinjtë tani kanë kaluar pesë ndeshje pa fituar në të gjitha garat dhe nuk kanë shënuar në katër ndeshjet e Serie A për herë të parë që nga viti 1984.

“Në gjysmën e parë kemi pasur një paraqitje të keqe,” tha Gattuso në një intervistë pas ndeshjes së ligës elitare italiane.

Milan dhe Frosinone (Photo by Paolo Bruno/Getty Images)

“Kundër Fiorentinës kemi krijuar dhe luajtëm shumë më mirë. Kundër Frosinones nuk luajtëm as 50 për qindëshin e lojës së kaluar”.

“Për të arritur objektivin tonë të kualifikimit të Ligës së Kampioneve, ne nuk mund të luajmë sikur në pjesën e parë. Ne nuk jemi në një periudhë të mirë dhe rezultatet nuk po vijnë: Nuk mund të pranoj një shfaqje si kjo e pjesës së parë”.

Lexo po ashtu Milan - Frosinone: Notat e lojtarëve, më i dobëti Cutrone

“Shqetësimi im është ekipi, nuk po mendoj për pozicionin tim. Unë jam kapiten i kësaj anije, prandaj është e drejtë që të marr të gjitha përgjegjësitë. Është e rëndësishme për mua që të kuptoj se si t’i bëj lojtarët e mi të luajnë më së miri”.

Pas kësaj, Milan zë pozitën e pestë të renditjes tabelore italiane me 28 pikë gjersa Frosinone gjendet në vendin e 19 me dhjetë pikë. /Telegrafi/

Exit mobile version