Site icon Telegrafi

Gatusso ndryshon formacionin e Milanit kundër Bolognas

Milan ende nuk ka fituar ndonjë ndeshje nën drejtimin e trajnerit të ri Genaro Gatusson.

Ky i fundit debutoi me një barazim n] javën e kaluar në Serie A dhe pësoi humbjen mbrëmë në Ligën e Evropës kundër Rijekës.

Por, tashmë mediat italiane raportojnë se ish-mesfushori po planifikon të bëj ndryshime në rreshtimin e lojtarëve në fushë.

Sipas Footbal Italia, Gatusso po mendon të luajë me rreshtimin 4-3-3 të dielën kundër Bolognas.

Pritet që Leonardo Bonucci dhe Mateo Muscacchio të luajnë në qendër të mbrojtjes, ndërsa në krah do të paraqiten Ricardo Rodriguez dhe Ignazio Abate.

Lucas Biglia nuk e ka arsyetuar blerjen deri tani këtë sezon, kështu që Riccardo Montolivo duhet të luajë në qendër të mesfushës së bashku me Franck Kessie dhe Giacomo Bonaventuran.

Andre Silva do të zëvendësohet me Nikola Kalinicin dhe me Suson dhe Fabio Borinin.

Formacioni i mundshëm i Milanit: Donnarumma; Abate, Musacchio, Bonucci, Rodriguez; Kessié, Montolivo, Bonaventura; Borini, Kalinic, Suso. /Telegrafi/

Exit mobile version