Site icon Telegrafi

Gatuhet qoftja më e madhe në botë

Rekordi i mëhershëm ishte 90 kg, ndërsa ishte regjistruar vetëm disa muaj më parë. Atë e kishin arritur kuzhinierët e hotelit “Ritz Carlton”, në Cancun të Meksikës.

Për ta rrëzuar rekordin e mëhershëm, kuzhinierët e restorantit “Nonni’s”, në Concord, kanë shfrytëzuar përbërjen e njëjtë për ta gatuar qoften – dhe kanë pasur në dispozicion një ditë – ndërsa e plotësuan edhe kushtin që ajo të jetë e shijshme, në fakt të mund të hahej.

Pasi është shënuar në librin e rekordeve, pranorai i restoranit, Matthew Mitnitsky, ia ka dorëzuar këtë qofte kuzhinës popullore në Concord. /Telegrafi/

Exit mobile version