Telegrafi

Gattuso: Vetëbesimi është kthyer te Milani

“Jam i kënaqur me këtë që jetoj tash. Problemet kanë kaluar dhe përfundimisht jam duke u stërvitur me vazhdimësi. Madje kam arritur të luaj dy ndeshje brenda katër ditësh”, thotë Gattuso.

“Jam i lumtur për momentin pozitiv që ekipi po kalon, për pozitën tonë në tabelë dhe për entuziazmin që grupi po frymon. Shpresoj në të ardhmen të shoh më shumë fansa në stadiume duke na mbështetur”.

“Mentaliteti jonë po ndryshon. Kur ne dalim në fushë, kemi më shumë vetëbesim dhe e shihni sigurinë në vetë lojtarët. Kemi më pak frikë”, ka shtuar italiani./Telegrafi/