Site icon Telegrafi

Gattuso: Silva kërkoi largimin nga Milani

Gennaro Gattuso në ndeshjen kundër Sassuolos (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Milani fitoi ndaj Sassuolos me rezultat 1-4 përkundër shumë mungesës në fazën sulmuese të Gonzalo Higuain, Fabio Borini dhe Patrick Cutrone.

Duke parë këtë dhe formën e mirë të Andre Silvas te Sevilla, trajneri i kuqezinjve Genaro Gattuso tha se ai nuk e largoi sulmuesin portugez, por ky i fundit kishte kërkuar vet largimin.

“Andre Silva nuk dëshironte të qëndronte dhe kur e dëgjova këtë, e dija që nuk mund ta bindja dhe t’i premtoja 20-30 ndeshje”.

Nacho Fernandez dhe Andre Silva gjatë ndeshjes Real-Seviilla në La Liga (Foto: Aitor Alcalde/Getty Images/Guliver)

“Nuk kisha dyshime se ishte një sulmues i madh. Askush nuk e largoi Silvan, ai dëshiroi largimin”, ka thënë Gattuso për Sky Sport Italia.

“Në këtë moment skuadra po bën shumë gjëra të mirë dhe ky rezultat do të na ndihmojë të rrisim besimin në çdo gjë që kemi punuar”.

Lexo po ashtu Sassuolo 1-4 Milan: Notat e lojtarëve, Suso ylli i ndeshjes

“Kur e vesh fanellën e Milanit dhe punon për klub të madh si ky, është presion”, shtoi trajneri italian.

Ndeshja e ardhshme e skuadrës së Milanos në Serie A është kundër Chievos. /Telegrafi/

Exit mobile version