Site icon Telegrafi

Gattuso me shumë gjasë nuk do të rinovojë me Napolin – klubi në bisedime me katër trajnerë

Gennaro Gattusos me gjasë nuk do të jetë trajner i Napolit pas këtij edicioni dhe kjo u vërejt pas ndeshjes të së dielës ndaj Parmas.

Ish-trajneri i Milanit mbetet pa kontratë në qershor të këtij viti, pasi deri tani De Laurentiis ia ka shtyrë vazhdimisht rinovimin.

Nervozizmi i Gattusos erdhi pasi Aurelio De Laurentiis po shqyrton disa alternativa të tjera për bankinën e Napolit.

Dy prej tyre janë ish trajnerë të Napolit, ku nuk u ka munguar suksesi, spanjolli Rafael Benitez dhe italiani Maurizio Sarri.

Të dy janë të papunë momentalisht dhe që do të mirëprisnin një rikthim në Napoli.

Nuk mungojnë as emrat e rinj si kroati Ivan Juric dhe italiani Roberto De Zerbi, të cilët po bëjnë mjaft mirë me skuadrat e tyre në Seria A, Veronën e Sassuolon. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore
Exit mobile version