Site icon Telegrafi

Gattuso shpreson që Milani t’i tejkalojë problemet me të lënduarit

Gennaro Gattuso (Foto: Paolo Rattini/Getty Images/Guliver)

Gennaro Gattuso beson se Milani u përpoq të bënte diçka të veçantë në momente të vështira, në barazimin (1-1) kundër Lazios.

Me gjithë listën e gjatë të mungesave dhe suspendimin e Gonzalo Higuainit, Rossonerët ishin në epërsi deri në minutën e 94, kur Joaquin Correa e barazoi rezultatin me një gjysmë-vole.

Gennaro Gattuso (Getty Images/Guliver)

“Mund të ndodhë që kur je në epërsi në minutat shtesë dhe shkon pakëz më thellë. Dallimi u bë nga Francesco Acerbi, i cili na shkaktoi probleme me fizikun e tij”.

Lexo po ashtu Lajmet për Milanin

“Tash të shikojmë përpara dhe të shpresojmë të rikuperohen disa prej lojtarëve të lënduar”, ka thënë Gattuso për Sky Sport Italia.

Gennaro Gattuso (Foto: Getty Images/Guliver)

“Të jem i sinqertë, nuk pres lajme pozitive nga ata në disa prej javëve në vijim, prandaj do t’u japim hapësirë atyre që kanë luajtur më pak deri më tani”.

“Skuadra bëri diçka shtesë gjatë momenteve të vështira dhe ishte gjë e bukur të përgatiteshim për këtë ndeshje. Nuk po ngutemi për t’i kthyer lojtarët, sepse duam që t’i shmangim përsëritjet e lëndimeve”.

“Klubi ka qenë i afërt me mua gjatë momenteve të vështira. Çfarëdo bisedimesh që po bëjmë, janë për të mirën e Milanit”, ka shtuar trajneri italian. /Telegrafi/

Exit mobile version