Lëndimi i Gonzalo Higuain ndaj Udineses ka shqetësuar tifozët e Milanit pasi argjentinasi mund të mungojë ndaj Juventusit.
Por, trajneri i kuqezinjve Gennaro Gattuso beson se sulmuesi i tij do të jetë gati për ndeshjen ndaj Zonjës së Vjetër.
“Gjendja e Pipitas do të shikohet në ditët në vazhdim, por shpresojmë që nuk është asgjë serioze”.
“Franck (Kessie) ka pak dhimbje, por është normale kur luan shpesh”.
“Ne shpresojmë të kemi gati Calhanoglun dhe Calabria, sepse ata janë lojtarë të rëndësishëm për ne dhe ne duhet të mbushim bateritë në dy ndeshjet para pushimit të përfaqësuesve”.
“Bakayoko? Përveç gabimit teknik ndaj Genoas, Bakayoko ka qenë shumë taktikisht”, ka thënë Gattuso.
Aktualisht Milani renditet në vendin e katër me 21 pikë. /Telegrafi/