Site icon Telegrafi

Gattuso: Rezultat mashtrues, duhet të rikthehemi menjëherë

Gennaro Gattuso (Foto: Getty Images/Guliver)

Milani ka pësuar humbje në ndeshjen derbi ndaj Juventusit 3-1.

Rossonerët patën një paraqitje tejet të mirë por në fund vendosi përvoja e lojtarëve torinez të cilët shënuan dy gola dhe fituan ndeshjen 3-1.

E për këtë humbje ka folur edhe trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso.

Numri një i Rossonerëve ka thënë se ishte një rezultat mashtrues si ai ndaj Arsenalit në Londër.

“Kjo ndeshje më dukej si ajo kundër Arsenalit e zhvilluar në Londër. Rezultati është mashtrues nga ajo që treguam në fushë”, deklaroi Gattuso pas ndeshjes.

(Foto: Getty Images)

Italiani thotë se skuadra e tij duhet të rikthehet menjëherë tek rezultatet pozitive.

“Ne duhet të rikthehemi menjëherë që nga ndeshja e radhës. Kemi një qëllim dhe duhet t’ia arrijmë”, u shpreh Gattuso.

Tani Milani zë pozitën e gjashtë në tabelë me 50 pikë të tubuara, tetë më pak se Interi.

Pikërisht në ndeshjen e radhë Rossonerët do të përballen me rivalin lokal Inter. /Telegrafi/

Exit mobile version