Milani i ka lënë të lënduarit Andrea Conti dhe Ivan Strinic jashtë nga lista e skuadrës për fazën e grupeve të Ligës së Evropës, teksa të gjithë të tjerët janë të përfshirë.
Rossonerët janë në të njëjtin grup me skuadra si Real Betisi, Olympiacos dhe Dudelange në garën e dytë më prestigjioze për nga rëndësia në Evropë.
Mbrojtësi i djathtë Conti u bashkua me klubin nga Atalanta për 24 milionë euro në korrik 2017, por ka bërë vetëm pesë paraqitje konkurruese për klubin.
Ai e shqeu ligamentin e kryqëzuar në gjurin e tij në shtator të vitit 2017 dhe bëri edhe një operacion tjetër në prill të vitit 2018, duke e lënë jashtë fushave për një kohë të gjatë.
Strinic ishte një agjent i lirë nga Sampdoria këtë verë, por u diagnostikua me probleme në zemër dhe duhet të ndalojë aktivitetin për disa javë në pritje të testimeve të mëtejshme.
Montolivo është përfshirë në listën e skuadrës, pavarësisht se nuk është pjesë e planeve të Gennaro Gattusos.
Gianluigi Donnarumma, Patrick Cutrone dhe portieri i tretë i zgjedhur, Alessandro Plizzari, mund të paraqiten në listën B sepse ata erdhën përmes Akademisë së klubit, ndërsa vend në listë kanë edhe transferimet e ardhura gjatë kësaj vere.
❗️ Revealed: our squad list for the 2018/19 @EuropaLeague group stage
❗️ La lista dei rossoneri che prenderanno parte ai gironi della prossima #UEL pic.twitter.com/CNi4rx1BWP— AC Milan (@acmilan) September 3, 2018
Lista A
Ignazio Abate
Tiemoue Bakayoko
Andrea Bertolacci
Lucas Biglia
Giacomo Bonaventura
Fabio Borini
Davide Calabria
Mattia Caldara
Hakan Calhanoglu
Samuel Castillejo
Antonio Donnarumma
Suso
Alen Halilovic
Gonzalo Higuain
Franck Kessie
Diego Laxalt
Jose Mauri
Riccardo Montolivo
Mateo Musacchio
Pepe Reina
Ricardo Rodriguez
Alessio Romagnoli
Stefan Simic
Cristian Zapata
Lista B
Raoul Bellanova
Marco Brescianini
Patrick Cutrone
Gianluigi Donnarumma
Alessandro Plizzari
Emanuele Torrasi
Frank Tsadjout
/Telegrafi/