Telegrafi

Gattuso projekton një Valencia me lojtarë nga Serie A – pesë emrat që klubi spanjoll ka filluar bisedimet

Do të jetë një verë e ngarkuar për Gennaro Gattuson dhe Valencian.

Kjo pasi do të punohet në fushë, por edhe në zyra. Trajneri italian ka kohë për të bërë nënshkrime e nevojshme dhe për të formuar një skuadër që ai dëshiron.

Dhe sigurisht, ai, tashmë ka vite përvojë pas vetes dhe ka preferencat e tij për përforcime.

Duke qenë të shumtë emrat që kanë qarkulluar në media se cilat do të jenë transferimet e Valencias, Marca ka renditur disa nga ta.

Të gjitha kanë punuar me italianin, pasi katër luajnë te Napoli dhe një te Milani, klube ku Gattusso ka drejtuar.

Lojtarët duket se janë të gatshëm që të bashkohen sërish me të.

Tiemoue Bakayoko

Alessio Romagnoli

Diego Demme

Dries Merten

Pyotr Zielinski

/Telegrafi/