Milani ka pësuar humbje të papritur kundër Benevento me rezultat minimal 1-0.
Kjo ka bërë të hidhërohet dhe nervozohet tejet shumë trajnerin Gennaro Gattuso, i cili ka kritikuar futbollistët kuqezinj.
Italiani nuk ka mundur ta përpij faktin se janë mposhtur prej skuadrës së fundit në renditjen tabelore, për më tepër në njëzet minuta kanë luajtur me një lojtar më pak ndërsa u ka kërkuar falje tifozëve.
“Është e qartë që ekipi ka një rënie në formë. Kur luani pa shpirt, ju turpëroheni në këtë formë”, tha trajneri për Mediaset Premium.
“Unë jam njeriu i parë përgjegjës, por kur e analizojmë lojën më vonë, alibi nuk do të kemi. Kur luani kundër një skuadre si Benevento, që luan futboll të mirë edhe nëse janë në fund të tabelës, nuk mund të luajmë pa vendosmëri apo shpirt”.
“Nuk kishte rëndësi nëse luajtëm me dy, tre ose katër sulmuese, sepse nuk e kishim fuqinë psikologjike për të ndonjë gjë”.
“Duhet t’iu kërkojmë ndjesë tifozëve, sepse ne veshim një fanellë prestigjioze dhe nuk mund të kemi më mbrëmje të turpshme si kjo”, tha Gattuso.
Ndryshe, Milan zë pozitën e pestë të renditjes tabelore me 54 pikë ndërsa Benevento renditet i fundit me 17 sosh. /Telegrafi/