Telegrafi

Gattuso nuk do të shkarkohet, Milani i beson në arritjen e objektivit

Gennaro Gattuso (Foto: Paolo Rattini/Getty Images/Guliver)

Trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso, do të qëndrojë deri në fund të sezonit në San Siro.

Rossonerët pësuan një tjetër humbje dhe u larguan paksa nga objektivi për Ligën e Kampionëve, pasi tani skuadra kuqezi renditet e gjashta në tabelë.

Përkundër humbjes nga Torino, drejtuesit e klubit kanë vendosur mos ta shkarkojnë Gattuson, me të cilin do ta vijojnë punën të paktën deri në fund të këtij edicioni.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Gennaro Gattuso

Objektivi i Milanit dihet dhe ish-mesfushori duhet ta arrijë me çdo kusht Ligën e Kampionëve, në të kundërtën do të largohet nga drejtimi i skuadrës.

Kuqezinjtë kanë edhe katër ndeshje deri në fund për të shpresuar që të arrijnë të rikthehen në mesin e klubeve më të forta evropiane.