Telegrafi

Gattuso: Nuk më pëlqen të luaj me dy sulmues, Biglia i pazëvendësueshëm

during the serie A match between AC Milan and AS Roma at Stadio Giuseppe Meazza on August 31, 2018 in Milan, Italy.

Milani ka marrë fitoren e parë në Serie A duke mposhtur Romën në derbin e javës 2-1.

Rossonerët kanë qenë fantastik gjatë gjithë ndeshjes duke dominuar gjysmëfinalistët e edicionit të kaluar të Ligës së Kampionëve.

Trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso pas ndeshjes ka folur për mikrofonat e Sky Sports, rreth fitores së arritur.

Ai fillimisht ka thënë se nuk i pëlqen të luaj me dy sulmues.

“Nuk më pëlqen të luaj me dy sulmues. Tani pas paraqitjes fantastike të Castillejos nuk do të luaj me dy sulmues”.

(Getty Images)

“Castillejo dhe Laxalt ndryshuan tërësisht ndeshjen”, tha Gattuso.

Ish-mesfushori i famshëm ka thënë se mesfushori argjentinas Lucas Biglia është i pazëvendësueshëm në formacionin e tij.

“Biglia është i pazëvendësueshëm, e tregoi edhe kundër Romës këtë duke bërë një ndeshje të madhe”, tha Gattuso.

Krejt në fund tekniku kuq e zi ka falënderuar kryesinë e Milanit për lojtarët që i kanë vënë në dispozicion. /Telegrafi/