Telegrafi

Gattuso: Nuk mund të bëjmë gabime nëse duam një vend të Ligës së Kampionëve

Gennaro Gattuso (Getty Images/Guliver)

Gennaro Gattuso ka folur pas fitores së vuajtur të Milanit në shtëpi ndaj Chievos.

Milani ka fituar me rikthim në San Siro ndaj Chievos me rezultat 3-2 dhe kjo fitore i mban në garë për një vend që i dërgon në Ligën e Kampionëve.

Fitorja e fundit i lë Milani në vendin e gjashtë, pesë pikë më pak se Interi i katërti dhe Gattuso dhe ekipi i tij nuk duan të dorëzohen deri në fund.

Lexo po ashtu Milani arrin fitoren e pestë radhazi në Serie A, Andre Silva i shpëton përsëri

Është vet trajneri i Milanit që ka thënë se skuadra nuk duhet të gabojë nëse dëshiron një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Milan mori një fitore të vuajtur, por shumë të madhe (Getty Images)

“Ne kemi shpenzuar shumë energji në muajt e fundit. Ne e dimë se disa lojtarë nuk janë në 100 për qind”, ka thënë fillimisht Gattuso.

“Ne e dinim se do të vuajmë gjatë ndeshjes. Ishim të ngadalshëm shumë herë, ne bëmë shumë gabime në përpjekjen për të luajtur”.

Lexo po ashtu Milan 3-2 Chievo, notat e lojtarëve

“Për momentin nuk mund të bëjmë gabime. Nëse duam të luftojmë për një vend të Ligës së Kampionëve, barazimi nuk na bën ndonjë të mirë”.

“Ne kemi nevojë për të rimarrë energjinë tonë dhe për të marrë gjërat ndeshje pas ndeshjes”, përfundoi trajneri i Milanit. /Telegrafi/