Site icon Telegrafi

Gattuso: Nuk merakosem për të ardhmen e Icardit, e as të ardhmen time

Gennaro Gattuso (Getty Images)

Traneri i Milanit, Gennaro Gattuso, ka thënë se ai nuk është i brengosur as për të ardhmen e vet as për të ardhmen e dikujt tjetër.

Milani është në vendin e tretë dhe sonte përballet me Chievon që s’ka çka të humbë në përballjen direkt.

“Unë nuk flej mirë për shkak të problemeve të mia dhe jo të dikujt tjetër. Këtu vendos të mbaj balancin. Nuk është e lehtë”.

“Në secilin rast, Icardi e ka forcuar Interin. Nëse nuk fitoj unë ndeshje, atëherë do të jem afër shkarkimit”.

“Nuk po mendoj për largimin. Ndoshta do të jem në Spanjë ose Arabi. Fokusi im është ndeshja e radhës”.

“Të bartësh këtë fanellë është e rëndë, unë e di çfarë domethënie ka. Si lojtar e di shumë mirë”.

“Si trajner, sidomos në Evropë, ende kam shumë për të bërë”, deklaroi Gattuso.

Milani përballet sonte me Chievon në ora 20:30. /Telegrafi/

Exit mobile version