Site icon Telegrafi

Gattuso në krye të listës së Rangers për postin e trajnerit, do të ishte rikthim për italianin në Skoci

Gennaro Gattuso është në garë për një rikthim te Glasgow Rangers, ku ai ishte lojtar në sezonin 1997-98, por tani si trajner i ri.

Sipas Daily Record në Skoci, burime pranë Gattusos sigurojnë se ai është i etur për t’u rikthyer në Glasgow.

Klubi po kërkon një trajner të ri pas largimit të Steven Gerrard për të marrë drejtimin e Aston Villas.

Gattuso ka shprehur gjithmonë dashuri të madhe për Rangers, veçanërisht pasi gruaja e tij është skoceze, kështu që një kthim prapa do të ishte i mirëpritur nga familja e tij.

43-vjeçari kaloi pjesën dërrmuese të karrierës së tij si lojtar në Milan nga viti 1999 deri në 2012, duke fituar çdo trofe në dispozicion.

Ai u bë trajner me eksperienca në FC Sion, Palermo, OFI, Pisa, më pas u ngjit në skenën e madhe me Milanin nga nëntori 2017 deri në maj 2019.

Rino ishte në bankinën e Napolit nga dhjetori 2019 deri në qershor 2021, më pas nënshkroi për Fiorentinën këtë verë, por e ndërpreu kontratën me pëlqim reciprok dy javë më vonë për shkak të mosmarrëveshjeve rreth strategjisë së transferimeve.

Ai gjithashtu ka qenë i lidhur me punën në Spartak Moskë. /Telegrafi/

Exit mobile version