Site icon Telegrafi

Gattuso mund të kthehet si trajner i Milanit

Gennaro Gattuso (Getty Images/Guliver)

Gennaro Gattuso lidhet me një rikthim befasues te Milani, në rast se klubi italian e shkarkon Marco Giampaolon.

Është raportuar se strategu italian mund ta marrë drejtimin e Lazios, mirëpo Corriere dello Sport bën të ditur se Rossonerët po planifikojnë ta angazhojnë në San Siro.

Giampaolo është nën presion të madh pas humbjes së tretë të Milanit në pesë ndeshjet e para sezonale në Serie A.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Gennaro Gattuso

Nga ana tjetër, ish-mesfushori i Rossonerëve është pa punë prej se u largua nga klubi në fund të sezonit të kaluar.

Edhe pse dështoi ta kualifikonte skuadrën në Ligën e Kampionëve, në dy sezonet e tij, ai e mbajti Milanit në pozitat gjashtë dhe pesë në tabelë.

Kthimi i tij padyshim se do të ishte një befasi, duke qenë se krerët e klubit e larguan me qëllimin që ta revolucionarizonin stilin e lojës nën drejtimin e Giampaolos. /Telegrafi/

Exit mobile version