Milani ka marrë një fitore tejet të vlefshme në ndeshjen e parë ndaj Ludogoretsit.
Kuqezinjtë kishin përballë skuadrën bullgare dhe arritën një fitore të lehtë 0-3.
Por sipas numrit një të Milanit, Gennaro Gattuso skuadra e tij nuk ka luajtur një ndeshje të mirë.
“Nuk dua të flas për një ndeshje të përsosur pasi nuk ishte ashtu”, u shpreh Gattuso.
“Mund të luanim edhe më mirë, por e dimë që në garat evropiane është e vështirë të luhet pasi nuk ka kundërshtar të lehtë”, tha Gattuso.
Sipas teknikut kuq e zi rezultati i kësaj ndeshje ishte mashtrues.
“Rezultati 0-3 nuk është një rezultat real pasi nuk kemi luajtur shumë mirë”.
“Kemi pasur mundësi të bëjmë një ndeshje më të mirë, megjithatë jam i kënaqur me fitoren”, ka thënë Gattuso.
Patrick Cutrone, Ricardo Rodriguez dhe Fabio Borini shënuan golat për Milanin në këtë sfidë. /Telegrafi/