Site icon Telegrafi

Gattuso: Milik largohet ose mbetet jashtë skuadrës, Koulibaly mund të qëndrojë

Trajneri i Napolit, Gennaro Gattuso konfirmon se Arkadiusz Milik është jashtë skuadrës, por Kalidou Koulibaly nuk do të largohet nëse klubi nuk merr çmimin e kërkuar.

Milik u la jashtë fitores së djeshme miqësore 4-0 ndaj Pescara në mes të negociatave me Romën, Juventusin dhe Tottenham Hotspur.

“Ne ishim shumë të qartë me Milik vitin e kaluar, ne i thamë atij se ai duhej të rinovonte kontratën e tij, por ai refuzoi ta bëjë këtë dhe e di pikëpamjen tonë për këtë”, ka thënë fillimisht Gattuso për Sky Sport Italia.

Lexo po ashtu Roma bën ofertë të mirë, por Milik e dëshiron Juventusin

Marrëveshja e lojtarit polak shkon vetëm deri në qershor të vitit 2021, kështu që ai duhet të largohet këtë verë ose rrezikon të mbetet jashtë skuadrës.

“Nëse Arek nuk gjen një klub tjetër, atëherë nuk do të jetë një situatë e lehtë për të, sepse ne tashmë kemi nënshkruar dy sulmues të tjerë. Nuk ka vend për të”.

Lexo po ashtu Man City afër transferimit të Koulibalyt

Sidoqoftë, Napoli është më pak i rreptë me Koulibalyn, i cili kërkohet nga Manchester City dhe Paris Saint-Germain.

“Koulibaly ka një çmim të saktë të kërkuar, dhe nëse klubi nuk merr paratë që kërkon, atëherë ai nuk do të largohet”, përfundoi italiani. /Telegrafi/

Exit mobile version