Telegrafi

Gattuso: Milanit i mungon ‘diçka’

“Milani është skuadër konkurrente, mirëpo neve na mungon diçka. Deri më 31 gusht do të shpresojmë për një dhuratë nga presidenti ynë”.

“Kemi nevojë për një qendërsulmues dhe një mbrojtës krahu, përndryshe Milani ende është skuadër e fuqishme me ata lojtarë që ka”, ka thënë Rino për “SkySport24”.