Telegrafi

Gattuso: Milani, vendi i duhur për Balotellin

Gattuso, i cili tash aktivizohet për skuadrën zvicerane Sion, thotë se Balotelli dhe agjenti i tij Mino Raiola kanë bërë punë të mirë që nuk i janë kundërpërgjigjur komenteve rreth “mollës së kalbur” të Silvio Berlusconit.

“Ka qenë shumë mirë që Balotelli dhe agjenti i tij nuk janë përgjigjur në atë sfidë, pasi nëse Milani mund ta marrë atë… Milani duhet të përpiqet”.

“Ai është një lojtar i shkëlqyeshëm dhe nëse ai bën disa gjëra të çmendura, kujt i intereson? Atmosfera te Milani mund t’i ndihmojnë atij të përmirësohet”, ka thënë Gattuso. /Telegrafi/